Sport

Arrihet dakordësia, shitet Chelsea. Cilët janë pronarët e rinj

Chelsea ka rënë dakord për kushtet për shitjen me një shumë prej 5.2 miliardë dollarë të klubit te një konsorcium i udhëhequr nga Todd Boehly, bashkëpronar i ekipit të bejsbollit LA Dodgers, raporton BBC.

Klubi u nxor në shitje përpara se pronari i saj Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij të dyshuara me presidentin rus Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës.

Një deklaratë e Chelsea thotë se pronarët e rinj do të paguajnë 2.5 miliardë Paund për aksionet e klubit.

Të ardhurat do të shkojnë në një llogari bankare “të ngrirë” për t’u dhuruar për bamirësi.

Sipas BBC, konsorciumi udhëhiqet nga Boehly, por Clearlake Capital, një firmë kaliforniane, do të zotëronte shumicën e aksioneve në Chelsea.

Investitorë të tjerë përfshijnë miliarderin amerikan Mark Walter, gjithashtu një bashkëpronar i LA Dodgers, dhe miliarderin zviceran Hansjoerg Wyss.

Në deklaratën zyrtare, Chelsea thotë se shitja e klubit pritet të përfundojë në fund të majit dhe kjo do të kërkojë miratimin nga autoritetet angleze të futbollit dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Boehly, një investitor dhe biznesmen amerikan, ka një pasuri me vlerë neto prej 4.5 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

Një zëdhënës i Abramovich tha se ai “mbetet i përkushtuar” për t’u siguruar që të ardhurat nga shitja “të shkojnë për kauza të mira”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close