fbpx
Sport

Del përgjigja e testit të Covid-19 për trajnerin e Partizanit

Ilir Daja nuk është me koronavirus. Trajneri i Partizanit i cili mungoi në sfidën e fundit në kampionat ndaj Bylisit pasi dyshonte se mund të ishte pozitiv me COVID-19, por së fundmi Daja ka marrë përgjigjen e tamponit dhe ka rezultuar negativ.

Kështu, numri 1 i stolit të të kuqve do të mund të bashkohet sërish me skuadrën për të ndjekur nga afër stërvitjen e sotme dhe për të qenë në stol në sfidën e nesërme ndaj Kastriotit. Një sfidë e cila hap fazën e dytë, teksa krutanët e mposhtën Partizanin në ndeshjen e parë.

Të Kuqtë do të kërkojnë të rikthehen te suksesi pas tre barazimeve dhe një humbje, ndërsa as nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës në këto katër takime të fundit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button