Sport

Diagnostikohet me kancer, ish-futbollisti i Juventus trondit me rrëfimin

Ish-lojtari i Sampdorias dhe Juventus, Gianluca Vialli ka treguar historinë e jetë së tij, atë të përballjes me kancerin.

Në një intervistë për “Il Corriere della Sera”, Vialli ka treguar pjesë nga libri i tij “Golat: 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të rëndësishme.”

Fillimisht ai ka treguar vështirësitë që ka hasur kur e ka marrë vesh lajmin.

Vialli u shpreh:

“E dija që ishte e vështirë t’ua tregoje të tjerëve, familjes sime. Nuk do të doja kurrë të lëndoja personat që të duan: prindërit e mi, vëllezërit e mi, motrën time, bashkëshorten time Cathryn dhe vajzat tona, Olivia dhe Sofia. Ndihesh i turpëruar, sikur ajo që të ka ndodhur ishte faji yt. Të tjerët nuk dinin asgjë, pastaj vendosa ta tregoj historinë time dhe ta hedh në libër.”

Më pas, ai tregon se si u mësua me këtë gjë, teksa në këtë moment ka nisur të shkruajë dhe librin.

Ai tregoi:

“Sikur të jetoja pa të! E kam konsideruar një fazë të jetës sime, që duhet ta jetoja me kurajë dhe nga e cila mëson diçka. Nisa ta shkruaja librin për të ndihmuar njerëzit, që të gjejnë rrugën e duhur. Kam mbledhur disa fraza motivuese, duke i ndërthurur me histori të mëdha sportive, që të ndihmojnë të kuptosh. Sepse citimet nuk funksionojnë nëse ti nuk funksionon.”

Vialli përfundoi librin paralelisht me betejën e sëmundjes edhe pse ende nuk e ka lënë atë pas krahëve:

“Tani ndihem mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe tani jam kafshë nga fiziku, por nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë ndeshja… Shpresoj që historia ime të shërbejë për të frymëzuar personat që gjenden në udhëkryq të jetës. Gjatë kurës, në mur spikaste një thënie e veçantë: Ne jemi produkt i mendimeve tona. E rëndësishme nuk është të fitosh, por të kesh mentalitet fituesi. Shpresoj që të dalë dikush e të më thotë: ishte edhe merita jote, që nuk hoqa dorë”.

Kujtojmë se ai është aktivizuar si sulmues edhe te Chelsea dhe Cremonese, teksa në 488 ndeshje në karrierë ka shënuar 167 gola.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close