Categories Lajme

BERZH: Paga minimale në Shqipëri duhet 500$ në muaj që të frenohet emigracioni

Emigracioni është një fenomen në rritje për vendet e varfra dhe në ato në zhvillim, por në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha teksa vendi ynë renditet në top listën e shteteve me potenciale të lartë të emigrimit. Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka vlerësuar së fundmi se pagat në Shqipëri duhet të jenë së paku 500 dollarë në muaj në muaj në mënyrë që emigracioni të frenohet.

“Studimet sugjerojnë se përmirësimi i klimës së biznesit dhe cilësia e shërbimeve publike mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme dëshirën e njerëzve për të emigruar. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike dhe rritja e pagave më shumë se, 500 dollarë në muaj në një vend si Shqipëria do të ndikonin në frenimin e flukseve të emigracionit” sugjeron BERZH në Raportin e Tranzicionit 2019.

Në shumë vende që mbulon BERZH janë të përfshira nga fenomeni i emigracionit. Disa shërbejnë si tranzit ose pritëse për emigrantët e parregullt. Disa vende të tilla si Siria Afganistani largohen për ti shpëtuar konflikteve ose luftërave.

Megjithatë, ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm emigrantësh të parregullt (veçanërisht ato që vijnë nga vende të tilla si Algjeria, Marok dhe Pakistan) të cilët janë të nxitur kryesisht nga një dëshirë për mundësi më të mira ekonomike. Më këtë grup vendesh është edhe Shqipëria.

BERZH tregon se, si emigrantët e ardhshëm ekonomik, refugjatët dhe emigrantët e parregullt gjithashtu kanë tendencë të jenë meshkuj të rinj dhe relativisht mirë të arsimuar. Ikja e kësaj kategorie ndikon në përkeqësimin e tregut të punë në vendet e origjinës.

Sipas një ankete të fundit nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike 52% e popullsisë shqiptare të grupmoshës 18 – 40 vjeç, dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria, në krahasim me anketën e vitit 2007, ku 44.2% e kësaj grupmoshe donte të emigronte.

Anketa përfshiu 1436 intervista në të gjithë vendin dhe u zhvillua gjatë periudhës shkurt-korrik të këtij viti. Me herët anketa të tjera mbi potencialet e emigrimit si ajo e Gallup vitin e kaluar, që janë shtrirë në të gjithë popullsinë, kanë gjetur shifra më të larta të dëshirës për t’u larguar mbi nivelin 56%.

Studimi tregon se dëshira për të migruar në këto përmasa lidhet me përfytyrimin që kanë njerëzit për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. Nga njëra anë, ai është një reflektim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në vendin e origjinës, dhe nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. Vrojtimi tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish. /monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME