Categories Sport

Euro 2020/ Gol në frymën e fundit, Ukraina mposht Suedinë

Një tjetër ndeshja dramatike në Euro 2020, e cila vendoset në kohën shtesë, e katërta e fazës 1/8 finale. Ukraina fitoi 2-1 ndaj Suedisë, me një gol të ardhur në 121’ dhe në cerekfinale do të gjejë Anglinë.

Ukraina kaloi e para në avantazh në minutën e 27-të. Zinchenko ka shënuar me një goditje të fuqishme brenda zonës. Por pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Ishte Forsberg që shënoi për suedezët në minutën e 43-të. Ylli i Leipzig ka shënuar 4 gola në tri ndeshje, sa Schick, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë i Europianit, Cristiano Ronaldo.

Suedia pati tre raste mjaft të mira në pjesën e dytë, dy herë Kulusevksi dhe njëherë tjetër Forsberg, me këtë të fundit që tronditi traversën. 20 minutat e fundit ishin pa emocione dhe sfida shkoi në shtesë.

Në 15 minutat e para të shtesës, Suedia mbetet me 10 lojtarë. Danielson ndërhyn rrezikshëm dhe lë të tijtë me 10 vetë në min 98’. Ukraina merr zemër, por mungojnë g oditjet në portë. Ka shumë d ëmtime dhe jo raste. Kur u mendua se po shkohej në 11-metërshat, Ukraina realizoi me Dovbyk në 121’ dhe kalon në cerekfinale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME