Categories Sport

Franca luan si kampione, fiton me përmbysje dhe katër gola të shënuar ndaj Australisë

Franca ka shënuar fitore ndaj Australisë me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së parë në grupin D për Kupën e Botës.

Kampionët aktual të botës, nuk e nisën ndeshjen mirë, pasi që pësuan që në start.

Zhvillohej minuta e nëntë, kur Craig Goodwin gjeti një hapësirë në mbrojtjen franceze duke pasuar te Mathew Leckie, i cili shënoi për 1-0 në portën e Hugo Loris.

Por nuk shkoi shumë dhe shifrat u barazuan në minutën e 27-të, kur Theo Hernandez harkoi bukur në zonë për të gjetur Adrien Rabiot që shënoi për 1-1.

Në minutën e 32-të, Franca mori epërsinë, ku Rabiot fitoi një top afër zonës dhe me u futur brenda asistoi te Olivier Giroud i cili me portën e zbrazët shënoi për 2-1.

Në kohën shtesë të dy skuadra kishin raste të shkëlqyera, kur fillimisht Kylian Mbappe huqi me portë të zbrazët për Francën, ndërsa pas një minute Jackson Irvine i Australisë goditi shtyllën.

Mbappe sërish humbi rast të mirë në minutën e 61-të, ndërsa pas tij Antoine Griezmann ishte pa fat pasi gjuajtja e tij u largua nga vija e portës.

Por në minutën e 68-të, Osumane Dembele harkoi bukur në zonë, ndërsa topi u godit me kokë nga Mbappe që shënoi për 3-1.

Pas tre minutash erdhi edhe goli i katërt për ‘Gjelat’, ku Mbappe kësaj radhe në autorin e asistuesit gjeti Giroud që shënoi për 4-1.Në fundin e ndeshjes, Ibrahima Konate dhe Theo Hernandez kishin raste për të shënuar, por portieri australian Mathew Ryan ishte në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME