Sport

Futbollisti shqiptar prezanton “bishën” e tij të kuqe, kushton rreth 236 mijë euro

Edon Zhegrova, autor i një dygolëshi në ndeshjen e javës së 29-të kundër Lorientit do të mungojë në sfidën e radhës, këtë të shtunë, ndaj Angers, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Gjithsesi, dardani i Lille e ka gjetur mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes me “bëmat” e tij.

24-vjeçari ka shpërndarë më “tik tok” një video nga garazhi i tij, ku shfaqet duke zbuluar një Ferrari F8 Tributo, të cilën ia ka bërë së fundmi dhuratë vetës.

Ky model i markës së famshme italiane kushton rreth 236 mijë euro duke përfshirë dhe taksat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close