Categories Sport

Futbollistja që refuzoi Zvicrën për Shqipërinë: Vendi i huaj nuk bëhet kurrë i yti

Mimoza Hamidi, e lindur në Preshevë, edhe pse u kërkua nga Kombëtarja e Zvicrës, vend në të cilin jeton, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë. Futbollistja e Basek tha se e ka thirrur gjaku shqiptar.

“Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua. Kam pasur shanse të mëdha të luaja, por jam menduar mirë dhe kam ecur me shprehjen që vendi i huaj nuk bëhet kurrë i yti. Më ka thirrur gjaku shqiptar”, deklaron ajo.

Kur ka qenë më e vogël, i është dukur intriguese Kombëtarja e Zvicrës. Në rrëfimin e saj, ajo tregon se ka qenë pjesë e disa seleksionimeve të zhvilluara nga përfaqësuesja zvicerane si dhe ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të moshave.

Futbollistja që refuzoi Zvicrën për Shqipërinë: Vendi i huaj nuk bëhet kurrë i ytiKur në 2017, Kombëtarja shqiptare e ftoi të ishte pjesë e ekipit kuqezi, ajo nuk pranoi në mënyrë direkte. Ishte mes dy zgjedhjeve, vendi ku kishte lindur, apo vendi ku ishte rritur:

“Kam qenë pjesë e disa seleksionimeve si dhe e ekipeve zinxhir të moshave. Kur më erdhi ftesa nga Shqipëria dhe më kërkuan të bëhesha pjesë e Kombëtares, nuk isha gati. Isha mes një dileme të madhe, pasi thuajse në të njëjtën kohë më erdhi edhe ftesa nga Zvicra.

Por kur duhet të vendosja, kam thënë Shqipërinë dhe nuk e kam diskutuar më. Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua. Kam pasur shanse të mëdha të luaja, por jam menduar mirë dhe kam ecur me shprehjen që vendi i huaj nuk bëhet kurrë i yti. Më ka thirrur gjaku shqiptar. E kam ndjerë veten shumë mirë aty, por nuk është e njëjta gjë”, tregon ajo.

Pavarësisht se është rritur në Zvicër, ajo mbetet një tifoze e përjetshme e Shqipërisë, ndërsa shprehet se fanella e Kombëtares është e rëndë, por ajo po mundohet ta mbajë sa më lart:

“Kam qenë gjithmonë tifoze e Shqipërisë, që prej momentit kur kam filluar të luaj futboll. Jo vetëm unë, por të gjithë si familje. Vjen ndoshta edhe nga fakti se jemi shumë patriotë. Edhe kur e vesh fanellën kuqezi, e kuptoj rëndësinë që ka. Është e rëndë për mua, por mundohem që ta mbaj sa më lart dhe uroj të shënoj sa më shumë gola”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME