Sport

Gjithçka gati për debutimin e dytë të Cristiano Ronaldos në Old Trafford

Sulmuesi portugez pritet që të luajë kundër Newcastle United këtë të shtunë E shtuna do të jetë një ngjarje prezantuese për tifozët e Manchester United pasi që ata janë duke e pritur që nga viti 2009 rikthimin e Cristiano Ronaldos në klub dhe kjo pritet që të ndodh, pasi që ai mund të luajë kundër Newcastle United në Old Trafford. Newcastle për kuriozitet janë e vetmja skuadër që Ronaldo ka shënuar het-trik kundër tyre gjatë qëndrimit të tij të parë në Manchester, edhe pse ai tani vjen në një tjetër Manchester United tani pasi bëri karrierë të lavdishme në Spanjë dhe Itali.

Ndeshja e fundit e Ronaldos për United ishte në humbjen e finales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, një finale që United nuk ishte as afër saj prej vitit 2011.

A do të këtë ndikim Ronaldo në skuadër siç presin tifozët?

Ka një dallim të madh në mes të asaj që çfarë besojnë tifozët dhe çfarë do të bëjë Ronaldo në këtë fazë të karrierës së tij. Tifozët e United kujtojnë Ronaldon që kishte vetëm 24 vjeç dhe ai ishte i aftë që t’i fitojë ndeshjet kundër kundërshtarëve, por tani ai ka 36 vjet duke shkuar për 37. Po, ai ishte golashënuesi në Serie A në sezonin e fundit para Romelu Lukaku që kaloi në Chelsea për 115 milionë euro, por nëse asi është mirë fizikisht dhe përshtatet me stilin e kundërsulmeve të Ole Gunnar Solskjaer, kjo mbetet të shihet?

Tifozët e United duhet të jenë realist

Fakti që Ronaldo është aty si njëri prej lojtarëve më të mirë të Manchester United, kjo është shumë e qartë. Megjithatë, ai duhet që të këtë shumë kujdes në këtë fazë të karrierës së tij, pasi që aty ka lojtarë në prespektivë që janë Bruno Fernandes dhe Jadon Sancho, e që janë në kulm të karrierës së tyre. Ata duhet të sakrifikojnë numrat e tyre për t’i krijuar shanse Ronaldos, edhe pse mund të pajtohemi që mundësia më e mirë për Ronaldon në këtë sezon në Premier Ligë do të ishte të shënonte më shumë se 25 gola.

Si do ta adaptojë në formacion atë Solskjaer?

Solskjaer ka qenë i qartë duke theksuar që Ronaldo nuk po vjen në Old Trafford që të ulet në stol, por derisa Zinedine Zidane bëri që ai të menaxhojë më të edhe kur ishte në moshë në Real Madrid, menaxhimi tani i minutave në ndeshje është më kritik. Ai nuk është si Ryan Gigs, i cili do ta sakrifikonte ndeshjet për vendin e tij për ta prolonguar karrierën në United, kështu që Solskjaer duhet që ta pushojë Ronaldon për ndeshjet e Carabao Cup, FA Cup por edhe në ndonjë ndeshje jo të rëndë në Premier Ligë. Me 36 vitet e tij, Ronaldo duhet të jetë i freskët për momentet ku ai mund ta bëjë dallimin e madh, sidomos në ndeshjet finale të Ligës së Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: