Categories Lajme

Berisha: Basha u kërcënua, vendimi është nul, ja çfarë i thashë

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha ka qenë në presion të madh dhe është kërcënuar me sanksione prandaj ka marrë vendimin për ta përjashtuar nga grupi i PD-së. Vendimin e cilësoi nul, pasi sipas tij, nuk është konsultuar me strukturat, por e ka marrë vetë Basha.

“Lulzim Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë nuk dyshoj. Nuk më intereson se cfarë sanksionesh, mua më intereson fakti që forca politike, PD nuk mund të jetë kurrë një forcë politike, drejtuesit apo deputetët t’i caktojë cilido vend në botë sepse merr fund gjithçka.

PD-së, jo Sali Berishës, pasi unë vazhdoj betejën, por PD-së i është bërë goditja më fatale. Unë kuptoj presionin e madh dhe Edi Rama me lobimin e tij realizuan. Por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, Partinë Demokratike.

Për të marrë një vendim të tillë Basha duhet të mblidhte, Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD-së, të vendoste një nen që të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave që dezinjohen “non grata” nga SHBA apo një vend tjetër.

Ky nen ekziston. Në këtë kontekst ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili është nul sepse është vendimi i tij dhe asnjë forumi të PD-së, por nuk është ky thelbi, thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Mendoj se Shqipëria me këtë rast ka humbur. E tërë Shqipëria ka humbur” tha ai te Syritv.

Me Lulzim Bashën, Berisha tha se “Kam komunikuar dhe i kam thënë këto që u kam thënë juve”. Por a ishte në dijeni të përjashtimit? “Unë e dija që ishte në presione, por nuk mendoja që duke mos respektuar asnjë rregull shpallte një vendim të tillë personal”. Ish-kryeministri Berisha i qëndroi paralajmërimit që kishte bërë më parë se nëse përjashtohet do të bëjë cdo gjë për ta rimarrë partinë që themeloi. “Sali Berisha ka deklaruar se cfarë do të bëjë, gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME