Categories Sport

‘Këpuca e Artë’, kush do e fitojë nëse sezoni përfundonte tani?

Pandemia e koronavirusit që ka çuar në mbylljen e pjesës më të madhe të Evropës ka lënë edhe sezonin sportiv në ajër, pa asnjë pamje të qartë nëse garat e pezulluara, përfshirë La Liga, Premierligën, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, do të përfundojnë, me asnjë klub ende që nuk e ka deklaruar fitoren.

Një tjetër garë e lënë në ajër nga Covid-19 është ‘Këpuca e Artë’ 2019/2020, i cili shkon për golashënuesin më të mirë në ligat evropiane.

Aktualisht nuk është marrë asnjë vendim se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të luhet më futboll në një numër ligash këtë sezon – nëse Këpuca e Artë do të jepet në bazë të grafikëve të shënimeve të golave në pikën kur u pezulluan kampionatet, apo nëse çmimi thjesht nuk do të jepet, përcjell lajmi.net.

Nëse do të jepet ‘Këpuca e Artë’ 2019/2020 në renditjen aktuale fituesi do të ishte Ciro Immobile, i cili ka shënuar 27 gola për Lazio, duke marrë 54 pikë për të kryesuar tabelën, me gola në Serie duke arritur 2 pikë.

Golat në pesë ligat e mëdha evropiane marrin një koeficient 2-pikësh, ligat e rradhës më të mëdha, për shembull Austri, 1.5 dhe ligat më të vogla 1 pikë.

Lojtari Klubi Golat Koeficienti Pikët
1 Ciro Immobile Lazio 27 2 54
2 Robert Lewandowski Bayern Munich 25 2 50
3 Cristiano Ronaldo Juventus 21 2 42
4 Timo Werner RB Leipzig 21 2 42
5 Erling Haaland Borussia Dortmund 25 1.5/2 42
6 Leo Messi Barcelona 19 2 38
7 Jamie Vardy Leicester City 19 2 38
8 Kylian Mbappé PSG 18 2 36
9 Wissam Ben Yedder Monaco 18 2 36
10 Romelu Lukaku Inter Milan 17 2 34

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME