Categories Sport

Ngo’o, basti i Egbo që ka vënë themelet e titullit për Tiranën

1.98 i gjatë, i fuqishëm fizikisht, problematik në dhomat e zhveshjes dhe në raport me drejtuesit, Michael Ngo’o mund të jetë heroi më i papritur i Tiranës, që ka vënë duart mbi titullin e 25 kampion, jo matematikisht, por pothuajse, me një dygolësh të anglezit, që përmbysi Skënderbeun në vetëm 5 minuta, në ndeshjen më delikate të sezonit. Cështjet e kontratës, përplasjet fizike me presidentin e Lacit Pashk Laska e pakënaqësitë e shpeshta me drejtuesit bardheblu që përhapën deri zërat e transferimit të tij tek Partizani, duket se u harruan në mbrëmjen e Korcës: anglezi shënoi dy herë dhe arriti në kuotën e 10 golave në këtë kampionat, duke hapur rrugën e suksesit në të 71 me goditjen me kokë, ndërsa në të 76 tregoi instiktet brenda zonës për 1-2 që vlen gati titullin. Pikërisht kështu, sepse me 65 pikë, Tirana shkon në përplasjen direkte me Kukësin me avantazhin e 9 pikëve, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Shtatlarti anglez nuk shënonte nga 8 marsi, në sfidën kundër Lacit, përpara se futbolli të ndalej për emergjencën Koronavirus. Sulmuesi humbi ritmin, atë para porte, me rifillimin e futbollit, duke mos arritur të lërë shenjë në 6 ndeshje radhazi mes kampionatit e kupës, madje edhe në goleadat e bardhebluve kundër Luftëtarit e Besëlidhjes. Ngo’o ndoshta vuajti edhe staturën, për të arritur formën më të mirë fizike, por Egbo asnjëherë nuk dyshoi në aftësitë e tij, duke e mbajtur titullar të palëvizshëm edhe kur anglezi gabonte rastet më të thjeshta para portës. Një këmbëngulje e nigerianit të pankinës, që meriton vlerësim, duke konsideruar faktin se në pankinë Egbo ka një alternativë luksi si Dunga. Tekniku mori përsipër përgjegjësinë e humbjes së vetëm që kur ai është ulur në pankinë, atë kundër Teutës, pa presionuar asnjëherë lojtarin. Edhe këtë herë zgjedhja i jep të drejtë teknikut nigerian, që pa të ekzaltohet sulmuesi i tij kryesor, në ndeshjen më të rëndësishme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME