fbpx
Sport

Robin Krasniqi u shpall kampion bote në boks, ish e dashura ka diçka për ti thënë (FOTO)

Robin Krasniqi arriti mbrëmë të triumfojë në duelin kundër Dominic Boesel dhe të shpallet kampion bote. Por, Krasniqin nuk ka harruar ta urojë as ish e fejuara e tij, Heidi Lushtaku. Modelja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale para fillimit të ndeshjes duke i uruar atij fat. Ndërkohë që nuk ka fshehur as gëzimin pas fitores së tij, e cila ka publikuar një moment nga triumfi i boksierit.

Kujtojmë që dyshja konfirmoi ndarjen pas disa vitesh bashkë. Ishte Heidi, e cila përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale sqaroi se i kanë dhënë fund marrëdhënies në mënyrë paqësore. “Vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore!”, shkruante ndër të tjera asokohe modelja.Faxweb

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button