Sport

Video/ Sa vjeç mendoni se është ky ti.foz?

Në Twitter “shërthejnë” postimet pasi një “fëmijë i vogël” është parë në tribunën e stadiumit duke tymosur një cigare. Kjo ndodhi gjatë një ndeshje futbolli bamirësie në Turqi, ku dhe vëmendja e kameramanëve dhe e medias u përqëndrua tek ai.

Fenerbache dhe Bursaspor përfituan nga ndeshjet e kombëtareve për të organizuar një ndeshje bamirësie, paratë e të cilës do t’u dhuroheshin shoqatave të luftës kundër kancerit. Dhe pikërisht gjatë asaj ndeshje kameramani po fokusonte të gjithë tifozët deri sa u ndal te ai djalë.

Pati një reagim të menjëhershëm nga tifozët në Twitter të cilët filluan të postojnë filmimet e tij. Por nuk mund ta besoni se ky “fëmijë” nuk është me të vërtetë aq i vogël sa duket.

Nuk keni për ta besuar por sipas raportimeve pak çaste më vonë, ai është 36 vjeç dhe kishte ardhur të ndiqte ndeshjen me djalin e tij. Jo se mund të bëjmë një dallim mes tij dhe të birit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button