‘Këpuca e Artë’, ‘Topi i Artë’, ‘The Best’, ‘UEFA Best Palyer’, këto janë çmimet individuale që pse jo, mund t’i fitojë Leëandoëski në vitin 2020 nëse vazhdon me formën aktuale… Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, po shijon ndoshta sezonin më të mirë në karrierë.
Në 23 ndeshje deri më tani në të gjitha garat, ai e ka dërguar topin në rrjetë 29 herë – më shumë se çdo futbollist tjetër në Evropë. 10 nga këto 29 gola kanë ardhur në Ligën e Kampionëve në vetëm 5 paraqitje, është goalshënuesi më i mirë edhe në këtë garë.
18 prej tyre i ka shënuar në Bundesliga, çka e bënë atë golashënuesin më të mirë edhe në Evropë dhe kandidatin tani për tani numër një për ‘Këpucën e Artë’. Nëse Lewa vazhdon me këtë formë dhe fiton trofe me Bayernin, në fund të vitit 2020 nuk duhet anashkaluar se mund t’i fitojë çmimet individuale që deri më tani ndër vite, i kanë rrëmbyer Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.
