Categories Sport

Strakosha merr lëvdata të mëdha në Itali

Thomas Strakosha prej kohësh i ka bindur të gjithë. Porta e Lazios është në duar të sigurta dhe një gjë e tillë shpesh vlerësohet maksimalisht nga media të ndryshme në Itali. Kjo permformancë e shqiptarit ka bërë që të fitojë rolin e titullarit të padiskutueshëm te Lazio, por edhe në Kombëtare. Gjatë merkatos verore emri i tij u lakua shpesh si objektiv i klubeve më të madha.

Portali Il Messaggero.it së fundmi i ka kushtuar një shkrim “gardianit” kuqezi. Strakosha cilësohet si i pazëvendësueshëm te bardhekaltrit dhe shpesh shpëtimtari i skuadrës falë pritjeve të tij. Më tej ky portal e kosinderon Strakoshën si njeriun që nuk humb asnjë minutë dhe statistikat flasin të gjitha në favor të 24-vjeçarit.

3.5 pritje vendimtare për çdo ndeshje, deri më tani ky konsiderohet si bilanci më i mirë për Strakoshën që prej momentit kur ai ka fituar rolin e titullarit. I vetmi problem që evidentohet te Strakosha, sipas këtij portali, mbetet fakti që “gardiani” kuqezi duhet të përmirësohet në lojën me këmbë. Lazio ka në radhët e saj një portier cilësor, por që ndoshta në një të ardhme jo dhe aq të largët mund t’i sigurojë klubit të ardhura të majme, nëse vendos ta shesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME