Categories Politike

Strazimiri: Këshilli Evropian bllokoi qeverinë, jo Shqipërinë

Për ish-deputetin e PD, Gent Strazimiri ajo që ndodhi në Këshillin Evropian është një bllokim që Evropa i bëri qeverisë dhe Ramës, por jo Shqipërisë. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Strazimiri tha se duhet parë pozitivisht fakti që Evropa pas më shumë se 10 vitesh u mor seriozisht me Shqipërinë, duke diskutuar për 72 orë.

“Këshilli Evropian dje ka bllokuar qeverinë, ka bllokuar Ramën dhe jo Shqipërinë. Prej 72 orësh ka pasur një debat për Shqipërinë dhe Maqedoninë te detajuar. Kokat e politikës janë marrë me detaje me situatën në Shqipërië. Ky është lajm i mirë për shqiptarët dhe një lajm i keq për qeverinë. Evropa është marrë 72 orë me qeverinë, jo me Shqipërinë. Ajo që duhet të marrin si mesazh është se qeveria nuk i ka bërë siç duhet detyrat e shtëpisë”, tha ish-deputeti. Për ish-deputetin Evropa ka probleme të brendshme, por duhet theksuar fakti që Keshilli Evropian për të disatën herë rrëzoi burokratët e BE.

“Ajo që po përpiqet të na bindë qeveria e rrëzuar në klasë disa herë është fakti që Evropa ka probleme të brendshme. Sigurisht që Evropa ka probleme të brendshme, por Keshilli Evropian për të disatën herë për Shqipërinë dhe Maqedoninë rrëzon burokratët e KE”, u shpreh Strazimiri. Sipas tij, azilkërkuesit në Francë nuk janë një pretekst që Macron i tha JO Shqipërisë.

“Macron ka thënë një të vërtetë që qeveria jonë nuk e pranon. Burokratet e KE deri dje nuk e pranonin. Kjo është arsye për ti qenë mirënjohës Macronit dhe Merkelit. Macron dhe Merkel ndahen në një detaj teknik. Merkel me seriozitet gjermanik ka thënë “ne do t’i vendosim këtyre që këto 9 pika që përcaktojnë një shtet demokratik ti kenë plotësuar përpara tryezës së përpara 3 të parat dhe 6 të tjerat që mbeten menjëherë, pasi nuk fillon tryeza e dyta. Lajm më të mirë për shqiptarët nuk mund të ketë, lajm më të keq për këtë qeveri nuk mund të ketë. Macron me Merkel janë ndarë në një gjë. Macron është koshient, ashtu si edhe Merkel dhe Bundestagu që këto pika qëndrojnë. Problemi është ky: A duhet ti japim këtë mirësi të fillojnë të plotësojnë njëherë kushtet pastaj ti hapim negociatat, apo ndërkohë që bëhen një shtet normal le tju hapim dhe negociatat. Unë mendoj që ky seriozitet për 72 orë është një dhuratë e madhe që BE na bën. Seriozitet që më rezulton që Macron dhe Merkel e kanë shumë herë më të madh sesa kjo qeveri “, u shpreh ish-deputeti.

Ai tha se nuk beson se Shqipëria do të kthejë kokën nga Rusia. “Ky popull nuk e kthen më kokën nga Rusia. Aspirata evropiane e këtij populli është ajo që thotë Merkel dhe Macron. Serioziteti i Macron dhe Merkel është një arsye për ti qenë mirënjohës. Shqiptarët duhet të rregullojnë problemet brenda për brenda tyre”, deklaroi Strazimiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME