Categories Lajme

Studentët marshim protestë në mbrojtje të Kopshtit Botanik: Nuk do lejojmë ta marrë bashkia

Studentët të Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë zhvilluar një marshim proteste në mbrojtje të Kopshtit Botanik, që pritet ti kalohet në administrim bashkisë së Tiranës. Për këtë FSHN ka paditur edhe Këshillin e Ministrave.

“Ne këtu po shikojmë një Tiranë tjetër, ne po marshojmë në rrugë sepse s’ka trotuare. Këtu ekziston një problem i madh me qeverinë, aq më tepër që kopshti botanik është ngritur nga katedra e biologjisë, nuk mund ja lëmë këtë pasuri një bashkie që nuk është e besueshme”, tha një prej studentëve.

Studenti tha se janë dakord që bashkia të investojë në këtë kopsht, por kurrsesi që ti kalojë në pronësi.

“Ne jemi të hapur që bashkia të investojë në kopsht, por nuk mund të kthehet në një pjesë rekreative siç thotë bashkia. Ne kërkojmë që kopshti të administrohet nga FSHN dhe të arrihet marrëveshja për të investuar nga bashkia, por jo të merret administrimi”, tha studenti për Ora News.

Për të gjithë këtë situatë FSHN fajëson ministrinë e Arsimit, e cila i ka propozuar qeverisë që kjo pronë ti kalojë bashkisë pa u konsultuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME