Një burrë i armatosur ka marrë peng gruan e tij shtatzënë dhe pesë fëmijët në qytetin verior francez të Troyes. Ngjarja është raportuar nga media lokale BMFTV të martën e 3 marsit. Ndërkohë bëhet e ditur se burri ka qëlluar ndaj oficerëve të policisë por fatmrësisht nuk pati të lënduar.
Pas disa orë negociatash policia bëri të mundur arrestimin e tij. Mendohet se shkaku i këtij akti ekstrem ka qënë mosmarrëveshjet ndërmjet bashkëshortëve. Po ashtu media lokale raporton se burri mund të ketë probleme mendore.


