Categories Lajme

Studentët rikthehen në protestë, gozhdohen dyert e fakulteteve

Pas festave të fundvitit, studentët rikthehen sërish për të protestuar. Gjatë ditës së sotme studentët do të bojkotojnë sërish auditorët dhe do protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Studentët do të mblidhen nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë.

Klajdi Bello, një nga studentët protestues, ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, teksa një student është duke gozhduar derën e një prej Fakulteteve.

Në protestën e sotme, studentët kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.

Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament.

Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Kujtojmë se ishte 5 dhjetori i vitit të kaluar, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura.

Por pas plotësimit të kësaj pike, studentët shtuan edhe kërkesa të tjera  sic janë rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME