Shkarkimi i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla nuk do të thotë asgjë për studentët dhe kërkesat e tyre.
Nga Kryeministria ku sot kishin zgjedhur të protestonin me timonin në duar, studentët thanë se nevojitet shfuqizimi i ligjit për arsimin e lartë dhe jo ndërrimi i fytyrave.
Studenti: Ky është timoni që Kryeministri me rilindjen e tij ka kërkuar ta marrë. Tani e mori, ka marrë dhe librin e shenjtë në duar dhe tani sapo zbriti ca pasagjerë. Ne nuk na intereson se kë zbriti apo kush do të hipë në këtë autobus, ne na intereson që kombi të shkojë në drejtimin e duhur. Të miratojë kërkesat tona. Do tu qëndrojmë deri në fund. Duhet shfuqizuar ligji i arsimit të lartë.Lëvizjet politike nuk na interesojnë aspak.
Studenti: Nuk është fare lajm për ne shkarkimi i Lindita Nikollës si Ministre e Arsimit apo vendosja e Erjon Braçes si zëvendëskryeministër. Iku Lindita, do të vijë një marionetë e zotit Rama, do ketë prapë parregullsi në ligjin e arsimit të lartë.
/Ora News.tv/