Categories Lajme

Studentët të pasigurt: Të shtohen kamerat dhe rojet private

Universitetet shpenzojnë shuma marramëndëse për sigurinë por jo gjithmonë ja dalin ta garatojnë atë. Nisur nga konflikti i dy ditëve më parë në Fakultetin e Ekonomisë, studentët thonë se nuk ndihen të sigurt dhe kërkojnë shtimin e masave Konflikti mes studentëve dhe një grupi të rinjsh në Fakultetin e Ekonomisë që përfundoi me tre të lënduar ka vendosur në pikëpyetje sigurinë në institucionet e arsimit të lartë.Universiteti i Tiranës, vetëm këtë vit ka shpenzuar 450 mln lekë të vjetra për shërbimin privat të sigurisë fizike.Në shumë prej fakulteteve siguria duhet të garantohet përmes këtyre rojeve private, dukshëm në moshë të madhe, dhe ndonjë kamere të vendosur në institucion.Studentët thonë se nuk ndihen të sigurt edhe pse me konflikte janë ndeshur rrallë.“Është situatë që e dimë, nuk është se ka shumë siguri brenda fakulteteve”

“Ndihemi të rrezikuar”Ajo çfarë kërkojnë është shtimi i masave, si vendosja e më shumë kamerave apo rojeve private.“Duhet të merren masa nga autoritetet”“Duhet shtuar më tepër siguria”Universiteti i Tiranës nuk është i vetmi që shpenzon shuma të larta për sigurinë. Universitetit Politeknik ky shërbim, për një vit, i ka kushtuar 430 mln lekë të vjetra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME