Categories Lajme

Turi i takimeve me të rinjtë, Basha në Shkodër

Në ditën e tretë të takimit të tij me të rinjtë, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, pas Elbasanit dhe Korçës kreu i PD-së është ndalur sot në Shkodër.Në një bashkëbisedim me të rinjtë atje, gjatë fjalës së tij Lulzim Basha u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe potencialin e duhur për të mbajtur të rinjtë këtu, në mënyrë që ata të mos largohen.Basha u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, më shumë vende pune do të hapen për të rinjtë e Shkodrës.

“Ekonomia aktuale nuk ofron mundësi për të rinjtë. Është një ekonomi që krijon klimë mbytëse për bizneset, sidomos për bizneset e vogla. Kjo ka një përgjegjës, qeverinë me në krye Edi Ramën. Largimi i rinisë saç është përgjegjësi e kësaj qeverie, është edhe kosto për vendin. Të rinjtë po ikin, klasat e shkollat po mbyllen. Ka ardhur koha që të gjithë bashkë të bashkohemi, që halleve dhe brengave t’u japim zgjidhje, e së bashku t’i bëjmë realitet. Rrugëtimin tonë do ta çojmë deri në fund. Shqipërinë do ta çlirojmë nga kjo qeveri. Shkodrën do ta çlirojmë dhe do krijojmë vende pune për të rinjtë, me paga dinjitoze. Ky është zotimi im kryesor, të kthejmë shpresën dhe besimin. Do krijojmë mirëqënien e duhur që shqiptarët të mos largohen, pasi Shqipëria e ka potencialin t’i japë mundësinë çdo të riu të punësohet me paga dinjitoze. Kjo është tema kryesore që dua të diskutoj sot me ju”, tha Basha në fjalën e tij hapëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME