Categories Lajme

Studenti shqiptar: Jemi si kokrra e mollës

Nga Dylber Balla Ardit Barani është një nga shqiptarët që jeton në Izmir, zona më e goditur nga tërmeti tragjik në Turqi ditën e sotme. Në një rrëfim për Abcnews.al ai tregon se në momentin që ra tërmeti ishte në katin e pestë. “Isha në shtëpi. Nuk po dija cfarë të bëja, nuk kisha nga ikja se isha në katin e pestë dhe qëndrova. Kur pushuan lëkundjet zbrita nga pallati. Ishte llahtari” tha ai.

Studenti nga Shkodra tregon se pasi zbriti nga pallati veprimi që bëri ishte telefonimi i familjes. “I mora në telefon dhe u thash jam mirë. Do të dëgjoni që ka rënë një tërmet por jam mirë. Por nuk më besonin. Pasi dëgjuan lajmet më morën sërish dhe nuk po e besonin” tha ai. Por si është gjendja e shqiptarëve të tjerë? “Jemi si kokrra e mollës. Të gjithë shokët me të cilët jam këtu, por edhe të tjerët që njoh janë shumë mirë. Nuk ka asnjë të lënduar”.

Ardit Barani theksoi natën do ta kalojnë në çadër pasi zona e Izmirit pas tërmetit të fuqishëm ka regjistruar edhe 100 pasgoditje të tjera. “Shteti ka vendosur çadra në parqe, ka ndarë ushqime ushtria dhe këtu do ta kalojmë natën” përfundoi ai.Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME