Categories Lajme

“Studentët e viteve të para, një javë në auditore”: Refuzohet kërkesa e Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit ka kërkuar që studentët e viteve të para në universitete të shkojnë në auditore në javën e parë të fillimit të vitit akademik. Abcnews.al ka siguruar letrën e Ministrisë së Arsimit, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Mes të tjerash ministria bën të ditur se studentët e viteve të para në të gjitha universitet publike dhe private të vendit të lejohen të shkojnë në auditore, ndërsa duhet të ndahen në grupe të vogla, duke respektuar kështu protokollet e shëndetit.

Ministria e Arsimit vlerëson se në këtë mënyrë studentët do të njihen me mënyrën e mësimdhënies në auditore dhe më pas të vijojnë online, shkruan abcnews.al.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-te në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjienosanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-I9. Por ju bëjmë me dije se, në vijim te propozimit të datës 29.10.2020 të Komitetit Teknik të Eksperteve, për zhvillimin e procesit mësimor vetën në distance dhe pa prezence fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të larte, MASR me shkrese ill. 5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale që për studentet që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre ne IAL, në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja, me qellim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit mësimdhënes pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë”, thuhet në letrën e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë në përgjigjen e saj, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një kërkesë e tillë është e pamundur të pranohet, duke e vlerësuar si alternativë të rrezikshme.

“Komiteti Teknik i Eksperteve gjykon qe lejimi i prezencës së studenteve që fillojnë për herë të parë një program studimi sipas një grafiku të përcaktuar vetëm për javën e parë të vitit akademik është i pamundur”, shkruhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, firmosur nga zv.ministrja Mira Rakacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME