Categories Lajme

Studentja ekselente e Mjekësisë për BOOM: Mami ka punuar vetëm turni i tretë që të më shkollojë

Të jesh një nxënës i shkëlqyer mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Këtë e dëshmon mjaft mirë Aurela Kullolli, studentja e degës së Mjekësisë të Përgjithshme, e cila përfundoi studimet e larta me mesataren 10. Për emisionin “BOOM” në RTV Ora ajo tregon se ky ka qenë një udhëtim i gjatë në rrugën e dijes, dhe i shoqëruar me shumë sakrifica nga ana e prindërve.

Aurela Kullolli: Ishte e vështirë të mbyll studimet në mjekësi me mesataren 10, por jo e pamundur. Babai ka vuajtur nga krizat  në veshka dhe më pëlqenin bluzat e bardha që ishin të afërt me babain dhe më pëlqente të isha e fuqishme mbi shëndetin.Ishte sakrificë, babain e nxorën në reformë, motra në gjimnaz, mami ishte në shkollë. Prindërit detyroheshin që edhe bukën e fundit ta ndanin për mua dhe motrën. 

Sakrificë dhe për mamin që punon në paraburgim, operatore te kamerat, i pëlqen të bëjë turnet e treta sepse mendon se merr më shumë të ardhura, 8-9 mijë lekë të vjetra më shumë. Babai në fillim kur u futa në maturë dhe mjekësi më thoshte po mbarove vitin e parë me të gjitha 10 do të blej makinë, pastaj jo kur të mbarosh të fundit. Nuk është se vuaj për makinë po bëj shaka me babain: Hë ku e ke makinën? Kam një makinë lodër. Edhe makinën do ta kemi një ditë.

Ndërsa aktualisht po bën praktikën në Urgjencën e të Rriturve në Elbasan, ajo tregon se ka edhe oferta të tjera.

Aurela Kullolli: Kam marrë një bursë për gjuhën gjermane të profesionit të mjekësisë dhe bursë për të mbrojtur licencën nga Gjermania. Dëshira ime më e madhe është të kontriboj këtu, por duhen parë të gjitha mundësitë. Dua një vend që të vlerësohem për atë që jam dhe jo se kush janë prindërit e mi, sa para apo sa pushtet kam.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME