Categories Lajme

Pas dy muajsh ankthi, vogëlushi shqiptar dëgjon për herë të parë në jetë zërin e prindërve

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 ka rikthyer historinë e Rubinit të vogël, vogëlushit që u operua disa javë më parë pasi shqiptarët grumbulluan paratë për operacionin e tij.

Ekipi i mjekëve austriak i vendosi vogëlushit implantin koklear. Pas operacionit mjeku u tha prindërve se duhet të prisnin 4 deri në 6 javë deri sa procesi i post operimit të ndodhte dhe Rubini të shërohej.

Rubini për herë të parë në jetë ka dëgjuar tingujt e parë muaj më parë dhe ka reaguar mirë. Mjeku u ka thënë prindërve se reagimi i tij ishte i mirë dhe se së shpejti do të rehabilitohet.

Gjithashtu prindërit kanë treguar devotshmëri dhe vullnet.

Dy muaj pas operimit stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” takoi sërish Rubinin dhe prindërit e tij.

E ëma e Rubinit tha se pas operacionit kanë përpjekjet qenë intensive. Prova e dëgjimit shkoi për mrekulli u  shpreh ajo e emocionuar.

E ëma: ta krahasosh para operacionit është mrekulli sot, si dita me natën, ai kthehet pasi dëgjon zhurma në shtëpi, kur ndezim televizorin përsëri reagon dhe kthen kokën. Mjeku na tha gradualisht se katër muaj janë operim, katër muaj është “bebe”. Inteligjencën e ka për moshën e tij por dëgjimin e ka si 4 muajsh. Jemi shumë të lumtur na ka bekuar Zoti. Nuk kam fjalë, nuk di si ta shpreh. Qofshin bekuar njerëzit që na ndihmuan, Elvisi që e mori përsipër si rast.

“Po ecim shumë mirë, tani jemi 40% do të shkojmë deri tek 80%. Pas 9 muajve do të jemi shumë më mirë. Ai do të flasë, faleminderit Zotin dhe fondacionin ‘Firdeus’. Për çdo lëvizje që ai bën është mrekulli”, tha i ati. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME