Categories Lajme

Rrëqe.thëse/ Kri.mi në familjet shqiptare, apeli i fuqishëm dhe i ndjerë i Elvis Naçit

Shoqëria shqiptare, historikisht ka vuajtur fenomenin e vazhdueshëm të dhu.nës në familje. Dh.una në familje vijon të jetë një problem madhor në shoqërinë tonë. Gjatë muajve të fundit opinioni publik u trondit nga shumë kri..me monstruoze. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ngre siparin e sezonit të ri në News24 me një apel të fuqishëm nga Elvis Naçi duke përmbledhur dhe rikujtuar disa nga kri.met e ndodhura në vendin tonë këto muajt e fundit.

Lajmet e kobshme kanë pushtuar shpesh herë rrjetet sociale dhe mediat.

“Janë lajme që askush nuk do të dëshironte ti kishte jo në familje, por as në lagje as ne qytetin ku banon, askund ne shqiptarinë tonë. E filluam ndryshe këtë emision, për të thënë se dashuria duhet të mund urrejtjen, se nëna që të ka mbajtur me shumë sakrifica muaj pas muajsh, që të ka qëndruar në këmbe, të mësoje te flasësh, e ti me fjalët qe ajo te mësoje nuk duhet t’i kundërvihesh, sa lotin e ka derdhur ajo për ty, sa here ka ndenjur ne te ftohte, qe ti të shëroheshe, te ushqeheshe, netët pa gjumë.

Po babai yt ai heroi i fshehur qe siguron bashke me nenën qe ty te mos të mungoje asgjë? Sot jeni te rritur, e mban mend vëllain apo motrën kur keni qene te vegjël? Sa keni luajtur, keni veshur rrobat e njeri tjetrit, gëzimi i prindërve tuaj, sot dëgjojmë qe nuk flasin për një copë toke, disa lajme shkojnë me larg edhe janë vr.are, e toka është aty, vëllezërit nën te.

Kemi nevoje t’i themi njeri tjetrit se sa shume e duam, vijmë nga asgjëja dhe ikim pa asgjë, ajo çfarë marrim është ajo çfarë kemi jetuar, as token se marrim dot, as pasurinë se marrim dot, madje paratë ndonjëherë nuk mjaftojnë, iku Steve Jobs me fjalët që nuk gjeta dot të blej një njeri të merrte sëmundjen time. Le të jetë ky emision që bashke me ju ta mbushim jetën tonë me gjëra të bukura. Shikojini rrudhat e prindërve tuaj, janë shenjat qe nuk do t’i keni pranë edhe për shumë kohë, përqafojini tani, puthjani duart, e nesër do t’ju përqafojnë e puthin edhe fëmijët tuaj, edhe pse ju duken indiferente fëmijët tuaj janë shume të vëmendshëm ndaj veprimeve tuaja…”, ky ishte apeli i fuqishëm dhe i ndjerë i Elvis Naçit në fillim të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” që preku jo pak shikuesit. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME