Categories Lajme

Rama: Nëse në vend të Gentit do të ishte Nard Ndoka, konsensusi i garantuar pa takim fare

Partia Demokratike e ka cilësuar dështim personal të Ramës shtyrjen e hapjes së negociatave me BE. Por Rama mes ironisë tha se përgjegjësia e tij e vetme është se nuk arriti të përafrojë Francën dhe Gjermaninë në qasjet e tyre për të ardhmen e BE.

Madje Rama tha se po të kishte qenë opozita e bashkuar në qeveri mesiguri do të ishim duke festuar, teksa nuk kurseu dhe batutat për Nard Ndokën.

Rama: Patjetër, është absolutisht ee vërteë që është përgjegjësia ime pse Franca dhe Gjermania kanë dy qasje të ndryshme për të ardhmen e BE.Nuk kam arritur dot ti bëj bashkë dhe ti bind se cila është rruga e duhur që të jenë në harmoni me njëri-tjetrin. Është përgjegjësia ime pse zhvillohen zgjedhje europiane në të njëjtën kohë kur duhet marrë një vendim dhe shtyhet vendimi.Është përgjegjësia ime pse shumica dërmuese e vendeve duke filluar nga Gjermania thonë PO ndërkohë që Franca dhe dy vendet e tjera për arsyet e tyre thonë  kjo, këto të gjitha janë përgjegjësia ime. 

Nuk diskutohet që një qeveri me të gjithë ata që dalin bashkë dhe thonë jemi opozita e bashkuar sot do të kishte marrë çeljen e negociatave.Kjo nuk diskutohet. Nëse në vend të Gentit do të ishte Nard Ndoka dje konsensusi do të ishte i garantuar pa filluar fare takimi, do ta kishin ftuar dhe në darkë që të dëgjonin sesi duhet të ishte e ardhmja e BE. Këto janë normale, i mirëkuptoj por nuk kanë lidhje me temën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME