Categories Lajme

Rinia “sytë” nga Europa, ekspertët: Reforma urgjente

Të dhënat e Eurostat flasin për numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria. Nga janari në qershor të këtij viti 4,335 shqiptarë kërkuan azil në Francë, vend ky që tërheq rreth 40 përqind të të gjitha kërkesave të ardhura nga Shqipëria. Afro 40 mijë shqiptarë marrin çdo vit vendimin për t’u larguar nga vendi. Mbi gjysma e tyre rezultojnë si azilkërkues në Europë, gra, burra e fëmijë të mitur që rendin pas një jete më të mirë.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, përballja e realitetit shqiptar me atë europian ndikon në favor të emigrimit. ”Duke parë që nuk ka rrugëdalje meqenëse papunësia e fëmijëve zgjat, niveli i trajtimit sipas arsimit nuk është adekuat, kur shikon që trajtohen njerëz jashtë sistemit të meritës, atëherë familja dorëzohet dhe të thotë “largohu nga ky vend”.

Plakja e popullsisë, rritja e kostove për pensionet e shëndetësinë dhe tkurrja e fuqisë punëtore janë vetëm disa nga efektet negative që çdo largim krijon për ata që mbeten. Për këtë arsye ekspertët apelojnë për nisjen e reformave të menjëhershme. ”Përveç aspektit psikologjik, ne kemi nevojë të shpejtojmë reformat në politikë, ekonomi, në arsim. Kemi nevojë të përmirësojmë sistemin shëndetësor akoma më shumë, sistemin e jetës urbane. Të ulim nivelin e krimit, të rregullojmë marrëdhëniet sociale, të përmirësojmë situatën në familje”.

Palët politike thotë Tushi, duhet të bëhen bashkë me ekspertë nga të gjitha fushat, për të krijuar një strategji kombëtare për ndaljen e emigracionit. Një plan veprimi shihet si një nevojë urgjente, në kushtet kur për çdo orë që kalon 4 shqiptarë lënë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME