Categories Sport

Teuta fundos Flamurtarin me një “perlë” të Kallakut (VIDEO)

Teuta është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat duke ruajtur vendin e parë në tabelën e renditjes. Skuadra durrsake ka fituar minimalisht me vështirësi 1-0 ndaj Flamurtarit që gjendet shumë në vështirësi në këtë fillim sezoni. Skuadra e Bledi Shkëmbit do të dominonte lojën në 45-minutat e para duke ju afruar në disa raste golit me Kallakun dhe Hoxhën. Në fillimin e fraksionit të dytë do të vinte edhe goli i vetëm i ndeshjes. Kallaku merr një top në zonë, rrotullohet me një finte të bukur dhe më pas e dërgon topin në cepin e portës, atje ku Moçka e ka të pamundur për ta arritur.

Flamurtari kërkon të reagojë me Sukajn, por goditja e tij dy minuta më pas përfundoi në rrjetën e jashtme. Pavarësisht përpjekjes së vlonjateve rezultati nuk do të ndryshonte, me Teutën që mbetet në krye me 15 pikë, ndërkohë që Flamurtari mban vendin e fundit në renditje me vetëm 2 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME