Categories Politike

Prapaskena/ Arsyet e vërteta pse Franca bllokoi hapjen e negociatave

Franca ishte zëri kryesor kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Në konferencën e ditës së sotme presidenti Macron u shpreh se vendet e Ballkanit kanë bërë reforma që duhen vlerësuar, por kjo sipas tij nuk mjafton për të hapur negociatat.

Gjithashtu ai theksoi se nuk mund t’ia shpjegonte qytetarëve të tij se si mundet që një shtet që konsiderohet i sigurt si Shqipëria ka një nivel kaq të lartë emigrimi.

Ndërkohë, gazetarja e “Abc News“, Erisa Zykaj ka arritur të sigurojë argumentin kryesor që Franca përdori për të kundërshtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Një zyrtar i lartë francez ka artikuluar qartë, se që prej vitit 2005, Franca ka një shqetësim të qartë lidhur me procesin e zgjerimit.

Ky proces për Francën mbetet tepër i politizuar dhe kapitujt e negociatave të anëtarësimit vazhdojnë të hapen sipas kritereve politike dhe jo rezultateve në realitet.

Për Francën është absolutisht e nevojshme të gjendet një metodë e re, pasi avancimi në procesin e integrimit europian nuk bëhet thjesht me reforma të aprovuara në letër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME