Margo Petrieche është një e re franceze, e cila ka ardhur në vendin tonë për të vazhduar studimet Master. Aktualisht, ajo ndjek studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.
Petrieche ka treguar se prej 10 ditësh i është bashkuar studentëve, duke i mbështetur ata.
“I jam bashkuar protestës për solidarizim. Uroj, që studentët ta zgjidhin kauzën e tyre. Më vjen keq, teksa shikoj studentë të cilët pozicionohen sa në një vend në një tjetër, me shpresën se po i plotësojnë ato kërkesa. Unë nuk e kuptoj shumë situatën, por di të them, se ata kërkojnë gjëra të drejta. Kudo studenti është i pari dhe duhet të jetë i tillë edhe në Tiranë. Franca ka pasur disa trazira, besoj ti e di dhe e ke ndjekur. Por protestat tona, nuk janë të njëjta me Shqipërinë. Duam më shumë mirëqenie dhe të mira, ndaj çohemi të protestojmë. Studentët kërkojnë t’u plotësohen 8 pika, neve na janë plotësuar në dekada shumë të hershme këto pika. Besoj, se këto nuk mund të diskutohen. Tirana duket kaq e bukur, me një rini, e cila në pjesën më të madhe të saj është energjike. Kreativitet i madh në mendjet e tyre. Janë të fortë dhe për tu marrë shembull, duhet t’u plotësohen edhe më shumë se kaq”– ka thënë ajo në një intervistë për gazetën “Shekulli”.
Gjithashtu ajo ka thënë se presidenti i Francës Emmanuel Macron u dorëzua para forcës popullore, të gjithë dorëzohen kur ka revolta, ndoshta do funksionojë edhe këtu njësoj.