Categories Kulture

Fakte interesante, për “Sheshin e Flamurit”

1️⃣ Sheshi i Flamurit ne Vlore eshte sheshi me Historik ne te gjitha trojet shqipfolese, ku perbehet nga Monumenti i Pavaresise , Obelisku i ngritjes se flamurit, varri i babait te kombit Ismail Qemalit (bej Vlora) , shatervani , muret e kalase se vlores dhe lulishtja e madhe.

2️⃣ Monumenti i Pavarësisë i ndërtuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri në vitin 1972 dhe i mbuluar me bronz, është i lartë 17 metra. Ai simbolizon Shpalljen e pavarësisë së Vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

3️⃣ Aty ku mendohet se ka qene shtepia ku u ngrit flamuri u ndertua shtiza e flamurit, në vitin 1937, kur poeti Ali Asllani ishte Kryetar i Bashkisë së Vlorës, i cili ngriti “Shtyllen e Flamurit Kombëtar” te gjate 12 metra e cila simbolizon vitin 1912.

4️⃣ Varri Monumental i Ismail Qemalit, vepër e skulptorit Odhise Paskali ai është një monument i trashëgimisë kulturore i ndertuar ne vitin 1932.

5️⃣ Ne mes te Sheshit ndodhet shatervani ose 4 topat sic quhet ndryshe ose 4 vilajetet qe ai perfaqeson. Shatervani eshte nje tjeter monument i ndertuar ne vitet 1934 ne kohen kur Ali Asllani ishte kryetar bashkie i cili perzgjodhi arkitekt Italian per ndertimin e saj.

6️⃣ Lulishtja e madhe , eshte ajo cka ka mbetur nga lulishtja e sarajeve te familjes Vlora e cila ju dhurua qytetit te Vlores duke e quajtur “Lulishtja popullore”.

7️⃣ Rrënojat e kalasë së Vlorës ndodhen në qendër të qytetit, në lulishten prapa Monumentit të Pavarësisë. Ato datojne në shek. IV të erës sonë dhe i riforcuar dhe më vonë (shek. VI – fillim shek. VII).Ato jane monument kulture.

8️⃣ Cdo pervjetor paria e shtetit shqiptar transferohet ne Vlore, ne shenje respekti per diten e Flamurit, dhe Vlora cdo 28 nentor eshte kryeqyteti i Shqiperise.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME