Henri Çili është një personazh krejt kontradiktor. Një botues librash me pranga, Pronar i godinës ‘së dijes’ (Universitet privat UET) me pranga, pedagog (dhurues i dijes) me pranga. Kujtojmë se ky personazh lidhur ngushtësisht me “dijen” u arrestua në shkrut të 2020-ës me akuza të rënda për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës.
Mbi të rënduan akuzat për veprat penale: “Mashtrim”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Me një mal akuza mbi shpinë e me hetime policore e përgjime, “Pedagogu Çili” doli në media dhe deklaroi se “çdo gjë është false”. Më pas lirinë nga burgu që s’vonoi e festoi si dasmë me miq e kolegë me shishe vere 500 euro.
Dhuruesi i dijes Çili lakohet sërish si emër nga një studente UET e cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast abuzimi me studentët në periudhën më të vështirë ekonomike për çdo shqiptar. Në periudhën e Covid-19. Sipas kësaj studenteje nxënësve iu është bërë një vjedhje e pastër pasi provimet për përmirësim kanë qënë me 3 opsione: Prova e parë falas dy të tjerat me kosto 100 euro.
Rregulli kishte ndryshuar pa dijeninë e asnjërit prej studentëve dhe pa një njoftim: Tarifoheshin të gjithë me 100 euro që në provën e parë të testit për përmirësim. Ajo rrëfen se në mediat sociale UET, duket ëndërr për çdo student por se kur fut këmbën bie në depresion. Pasi edhe bursa ka aq shumë kritere për t’u përfituar sa lodhesh nga përpjekjet:Ulni mesataten për të arritur bursa, ulni pagesën e provimeve, ça ju dukemi ne makineri leku? TURP! Kështu shkruan kjo studente ndërsa paralajmëron së shpejti protesta nga studentët e UET në shtator.
Mesazhi i studentes: JOQ ju pershendes!Dua te ngre nje shqetesimin lidhur me arsimin e larte. Sepse shqetesime nuk ka vetem ne shtet, por vjedhja ne privat qenka edhe me e madhe. Jam student ne universitetin europian te tiranes qe po t futesh te shofesh faqen e tyre ne insta thua oo shkoll e perkryer aty du te studioj. E kur shko aty pendohesh sa me ska. Se di as vete se sa shqetesime jan ngrit kohen e fundit te nje faqe qe mbeshtet studentet krijuar nga vete ata. Dhe me kryesorja eshte lidhur me vjedhjen qe po na bejne ne kete situate qe po kalojme, po po quhet vjedhje. Atehere mesimi u be online dhe provimet shumica online. E mbyllem keshtu kete vit, kuptohet qe smund te krahasohet auditori me leksion dy or nga telefoni, pa lidhje, gjithsesi viti u mbyll dhe kuptohet qe do kishte shume pakenaqesi dhe provime per permiresim.
Dhe ktu shifni se ca ben Henri Çili dhe banda e tij kriminale , vec faktit qe provimet i kan 100€ , asnje shkoll tjeter si ka keshtu , se eshte sikur e blen e jo sikur e hedh. Ta marresh me forcen tende. Por ka qene 3 mundesi per te permiresu. E para falas dhe dy me nga 100€. Papritur, pa lajmeruar , duke thene se do te kemi mbeshtetje tolerance mirekuptim etj etj etj qe si ka askush vec se ne fjale dhe postime instagrami , provimet u bene te gjithe nga 100€, pra provimi i pare tashme eshte 100€. Te pyetur se kur ndryshoi , pse nuk u lajmeruam, na eshte thene se qenka nje kontrate e re. ME FALNI? Ne emailin tone ska asnje njoftim te tille, as nuk kam nenshkruar une ndonje kontrat te re. Nga mund te dali e gjithe kjo zoterinj?
Nga mund te dali e gjithe kjo kur e dini shume mire se studentet kete vit po perjetojne nje traum te madhe sindomos ekonomike ne familjet e tyre dhe mezi i mban shpirti ne ato bursa , te cilat dhe ato si japin po dhe kur i japin ti shpifin ti bejn aq te veshtira sa qe te nxihet jeta e t bajn mos ti duash me. Tolerance ? Mirekuptim? Asgjekundi !!!
Nese vertet Henri Cili e banda e tij supozojne te mbajn universitet duhen te mesojne njehere vlerat, dhe te behen njerezor. Folen per mbeshtetje. Bejeni , ulni mesataten per te arritur bursa , ulni pagesen e provimeve , ca ju dukemi ne makineri leku? TURP! Ju shkruaj ne emer te shume studenteve te uet , ku shumica do te largohen , dhe ne te tjeret kerkojme te drejten tone. Henri Cili te lajmerojm publikisht: Nese nuk ben dicka ne shtator na ke para Uetit ne kembe te organizuar ne proteste. Nese eshte e nevojshme do te flem dhe para atyre dyerve sepse nuk kerkojme asgje me teper sesa te shkollohemi. A skeni femij a skeni zemer?
Pse na i beni kaq te veshtire shkollimin ne kete kriz qe po kalojme. Ju lutem postojeni si artikull ne story qe te behet sa me shume publike dhe ta marrin vesh mire se cfare eshte te tallen me studentet . Do bejme cfare te jete e nevojshme derisa te trajtojne sic duhet. Ne te kundert sdo ken me as ne e as maturantet qe mashtrojne cdo vite sikur jane me te miret me te drejtet. U bej thirrje dhe atyre publikisht. Mos gaboni te shkelni ne uet maturante , do te pendoheni rende do kaloni depresion !
