Categories Covid-19

Studim: Vaksinat ulin transmetimin e Covid-19

Vaksinat po ulin përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe dhe sipas shkencëtarëve po provojnë se ato janë zgjidhja për t’i dhënë fund pandemisë. Një studim i Universitetit të Oksfordit tregoi se personat e imunizuar edhe me një dozë të vetme të vaksinës AstraZeneca përbëjnë më pak rrezik për të infektuar të tjerët. Përveç efektit në transmetueshmërinë e virusit, u zbulua se një dozë e vaksinës AstraZeneca ofron 76 për qind mbrojtje në tre muajt e parë.

Studimi gjithashtu tregoi se efikasiteti i vaksinës rritej në 82 për qind me marrjen e dozës së dytë, 12 javë pas të parës. Britania ka vaksinuar gati 10 milionë persona ose 1 në 60 banorët e saj dhe është drejt objektivit për ta imunizuar shpejt popullatën për të ndaluar përhapjen e mutacioneve të koronavirusit.

Varianti i ri britanik detyroi të martën Holandën të zgjatë masat e izolimit deri më 2 mars, me të shkollat dhe bar-restorantet mbyllur, ndërsa qytetarët lejohet të ftojnë jo më shumë se 1 person tjetër në ditë në shtëpinë e tyre. Përshpejtimi i fushatës së vaksinimit dhe prodhimi i vaksinave brenda vendit u diskutua një ditë më parë edhe në një tryezë ekspertësh me presidentin e Francës, Emanuel Makron.

“Brenda pak javësh, në fillimin e marsit, do kemi vaksinuar 80 për qind ose 500 mijë banorë në shtëpitë e të moshuarve që kanë thënë se e duan vaksinën. Do imunizohen edhe qytetarët mbi 75 vjeç, ndërsa në fund të verës çdo francez do e ketë në dispozicion vaksinën nëse e kërkon.”– thotë Macron. BE-ja ka prokuruar deri tani mbi 2 miliardë doza nga gjashtë prodhues të njohur vaksinash si Pfizer, AstraZeneca, Moderna, CureVac, Johnson & Johnson dhe me Sanofi-n e Francës.

Ndërkohë po merret parasysh edhe vaksina ruse, “Sputnik V”, e cila në teste ka rezultuar mbi 91 për qind efikase kundër kovidit-19. “E kemi biseduar me presidentin e Rusisë. Ka të dhëna të mira nga vaksina ruse dhe në BE ne e mirëpresim çdo alternativë, nëse do e merrte miratimin e Agjencisë Europiane të Barnave,” deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME