Categories Lajme

Covid-19 mbyll gjimnazin në Pogradec

Mbyllet shkolla e mesme e fshatit Buçimas në Bashkinë e Pogradecit. Burimet zyrtare bëjnë me dije për Ora News se mbyllja e shkollës ka ardhur pasi një ditë më parë kanë rezultuar pozitiv 5 mësues, përfshi këtu edhe drejtorin e shkollës, 3 nxënës, sekretarja si dhe një nga sanitaret.

Ditën e sotme, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka bërë dizinfektimin e kësaj shkolle, ndërsa nga ana tjetër ka kryer teste të shpejta dhe ka marrë tamponë të gjithë personave të kontakteve të afërta të 10 rasteve të konfirmuara me Covid-19.

Vetëm pas marrjes së përgjigjeve të testeve dhe tamponëve do të vendoset për procesin mësimor. Burimet të siguruara pranë Drejtorisë Rajonale Parauniversitar në Korçë thanë se procesi mësimor mund të realizohet i kombinuar. Duke lënë kështu për te kuptuar se mësimi mund të kryhet një pjesë online ndërsa në pjesën tjetër në shkolla.E gjithë kjo varet nga ecuria e rasteve me Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME