Categories Lifestyle

Studimi i Yale dhe Oxford: Ushtrimet ju bëjnë më të lumtur sesa paratë

Është e qartë për këdo që ushtrimet  si vrapi, palestra apo dhe aktivitet të tjera sportive kanë përfitime shëndetësore si fizike ashtu dhe mendore. Po sikur t’ju themi se aktiviteti fizik është më i rëndësishëm sesa statusi juaj ekonomik? Sipas një studimi nga studiuesit në Yale dhe Oxford, rezulton se ushtrimet ju sjellin më tepër lumturi sesa paratë. Në këtë studim, të botuar në “The Lancet”, shkencëtarët mblodhën të dhëna në lidhje me sjelljen fizike dhe gjendjen shpirtërore të mbi 1.2 milion amerikanëve.

Pjesëmarrësve iu kërkua të përgjigjen për pyetjen e mëposhtme: “Sa herë jeni ndjerë keq në 30 ditët e fundit, për shembull, për shkak të stresit, depresionit ose problemeve emocionale?” Pjesëmarrësit u pyetën për të ardhurat dhe për aktivitetet fizike. Ata ishin në gjendje të zgjidhnin të bënin 75 lloje aktivitetesh fizike, që nga kositja e lëndinës, kujdesi për fëmijët dhe bërja e punëve shtëpiake deri tek ngritja e peshave, çiklizmi dhe vrapimi.

Njerëzit që janë gjatë gjithë kohës aktiv, priren te jenë më të lumtur sesa ata që bëjnë jetë sedentare. Shkencëtarët zbuluan se ata që bënin ushtrime rregullisht, kishin tendencën për tu ndjerë keq vetëm 35 ditë në vit, ndërsa ata që nuk ushtronin shpesh aktivitete fizike, mesatarisht ndiheshin  keq 18 ditë më shumë sesa norma bazë.  Për më tepër, studiuesit zbuluan se njerëzit aktivë fizikisht ndihen po aq mirë sa ata që nuk bëjnë sporte por që fitojnë rreth 25,000 dollarë më shumë në vit. Në thelb, ju do të duhet të fitoni shumë më tepër para për të marrë të njëjtin efekt nxitës të lumturisë që ka sporti. Por kjo nuk do të thotë se sa më shumë sport të bësh, aq më i lumtur do jesh.

Ushtrimi i tepërt mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor

Ushtrimet fizike janë shumë të mira për shëndetin, por pyetja është sa aktivitet duhet të ushtrojmë? “Marrëdhënia mes kohëzgjatjes së sportit dhe ngarkesës mendorë ka formën e një U-je”, tha autori i studimit, Adam Chekroud nga Universiteti Yale, në një intervistë me Die Welt. Studimi zbuloi si aktiviteti fizik kontribuon për mirëqenien mendorë por vetëm nëse kryhet brenda optimales, pa e tepruar.

Sipas studimit 3 deri në 5 seanca trajnimi në javë, ku secila zgjat nga 30 deri në 60 minuta janë ideale. Shëndeti mendor i personave që kryejnë më tepër se tre orë aktivitet në ditë është më i rënduar sesa i atyre që nuk kryejnë farë aktivitet. Shkencëtarët gjithashtu vunë re se disa sporte që kryhen në grup kanë efekte më pozitive sesa ata që ushtrohen vetëm. Por duke përjashtuar këtu çiklizmin, aerobinë të cilat mund të behën vetëm dhe kanë efekte pozitive të konsiderueshme në shëndetin tuaj mendor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME