Categories Lifestyle

Studimi: Kimikatet e produkteve shtëpiake ndotin ajrin sa makinat

Ndikimi i produkteve të konsumit te cilësia e ajrit, sipas një studimi të fundit rivalizon atë të automjeteve të konsideruara si burim kyç i ndotjes deri tani, transmeton Gazeta Metro. Për ekspertët amerikanë, impakti i kimikateve nga produktet e përditshme shtëpiake tek ajri që thithim është nënvlerësuar, sepse pasojat e tyre janë praktikisht po aq të mëdha sa ato të emetimit të makinave. Studimi i drejtuar nga Universiteti i Colorados fokusohet te të ashtuquajturit përbërës organikë të paqëndrueshëm “VOC”. Ato gjenden në produktet me bazë nafte, si lëngjet e pastrimit dhe bojërat, e kur shpërndahen në ajër mund të formojnë grimca që prekin shëndetin. Burimet e “VOC”-ve, në bindjen e shkencëtarëve janë anashkaluar shumë.

“Ky është një rezultat i habitshëm, – thotë BBC, – sepse për nga pesha, ne të gjithë përdorim karburant shumë më tepër sesa produkte kimike”. Rreth 95% e naftës së papërpunuar shkon në prodhimin e lëndëve djegëse, ndërsa afërsisht vetëm 5% e saj rafinohet për t’u përdorur në kimikatet e përfshira në deodorantë, pesticide dhe ngjitës.

Por, Brian McDonald dhe kolegët e tij këmbëngulin se kanë përdorur një gamë të gjerë informacionesh për këtë studim dhe kanë dalë në përfundimin se, në Shtetet e Bashkuara, sasitë e “VOC”-ve të emetuara nga konsumatorët dhe produktet industriale janë me shumë gjasë dy ose 3 herë më të larta, sesa ato të parashikuara nga verifikuesit aktualë të ndotjes së ajrit. Ekspertët shtojnë se, këta të fundit mund t’i kenë mbivlerësuar gjithashtu burimet e ndotjes së automjeteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME