Categories Covid-19, Lajme

Studimi, vaksina kineze CoronaVac zvogëlon vdekshmërinë deri më 97 %

Vaksina kineze CoronaVac ul rrezikun e vdekshmërinë deri në 97%, sipas rezultateve paraprake nga një studim i kryer në Uruguaj.  Ndërkohë që për personat që kishin marrë dy doza, rreziku i infektimit bie në 57 përqind dhe pranimet në kujdesin intensiv bie me 95 përqind, thuhet në një raport të ministrisë së shëndetësisë.

Sipas studimit, duke llogaritur numrin e përgjithshëm të personave të vaksinuar me CoronaVac që nga 25 maji 712,716 persona, vetëm 5,360 rezultuan pozitivë me Covid- 19 dhe 6 prej tyre humbën jetën.

Te personat e shtruar në spital, CoronaVac ishte 95% efektive në parandalimin e vdekjes.  Krahasuar me vaksinat e tjera në përdorim, ka pasur pak botime shkencore mbi efikasitetin e CoronaVac, të prodhuara nga firma kineze Sinovac.  CoronaVac përdoret gjerësisht në Kinë dhe në dy duzina vende të tjera.

Kili raportoi muajin e kaluar se rezultatet e hershme nga fushata e saj e imunizimit treguan se CoronaVac ishte 67 për qind efektive në parandalimin e rasteve simptomatike dhe 80 për qind në parandalimin e vdekjeve.

Rezultatet e testeve me CoronaVac në Brazil treguan efikasitet prej rreth 50 përqind në parandalimin e infeksionit simptomatik, ndërsa të dhënat nga Turqia tregojnë se jo ishte më shumë se 80 përqind efektive.

CoronaVac është një lloj tradicional i vaksinës, e cila ka përdorur  virusin e pa aktivizuar për rritjen e imunitetit.

Uruguai, me një popullsi prej 3.5 milion, ka arritur të vaksinojë me të paktën një dozë 45.8 përqind të popullsisë s dhe dy doza në 28.29 përqind deri në 25 maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME