Categories Lajme

Studion në Stamboll,rezulton debitor në Universitetin Bujqësor në Kamëz!

Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërkohë që pas studimeve universitare kthehet në Shqipëri për të vazhduar edhe masterin. Mirëpo i riu ankohet në emisionin Fiks Fare sepse është penalizuar duke mos hyrë dot në provimet e masterit.

Arsyeja është sepse rezulton debitor prej 40 mijë lekësh në Universitetin Bujqësor , dega Veterinari,lënda Informatikë. Studenti tregon se në vitin 2014 ka qenë regjistruar në Universitetin Bujqësor, por nuk ka shkuar asnjë ditë për shkak se menjëherë është nisur në Stamboll ku ka studiuar për 5 vite.

Në kohën që u kthye në Shqipëri për të kryer studimet master ka rezultuar në sistem debitor në shumën e 40 mijë lekëve. Madje në sistem figuron edhe me një notë të marrë në vitin 2014 në lëndën Informatikë, pavarësisht se nuk ka qenë asnjë ditë në këtë fakultet, auditor apo provim . Niko Toti kërkoi ndihmën e Fiksit.

Bashkëpunëtorët e emisionit Fiks Fare shkojnë në sekretarinë e Universitetit Bujqësor për të marrë një përgjigje për këtë problem. Sekretaria u thotë se studenti duhet të paguajë sepse figuron në sistem.

Ndërkohë për mënyrën sesi është vendosur një notë fiktive kur studenti nuk ka qenë prezent asnjë ditë sekretaria nuk ka dijeni. Bashkëpunëtorëve të Fiksit në sekretari u thuhet se pedagogu që ka vënë notën fiktive 5, tashmë është në pension dhe këtë punë e zgjidh vetëm financa.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në drejtorinë e financës. Përgjegjësja ju thotë se është në dijeni të këtij rasti . Denoncuesi thotë ajo ka sjellë të gjithë tabulatet që faktojnë se nuk ka studiuar asnjë ditë në këtë fakultet. Por dokumenti është vonuar sepse punonjësja që firmos nuk ka qënë në Shqipëri prej disa ditësh.

Përgjegjësja u thotë gazetarëve të Fiksit se studenti Niko Toti do e marrë vërtetimin. Më pas gazetarët pritën edhe studentin i cili mori vërtetimin e çregjistrimit, dokument për të cilin ai ishte penalizuar në studimet master. Edhe në këtë rast Fiks Fare zgjidhi problemin e denoncuesit të cilin prej kohësh nuk po mundte ta zgjidhte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME