Me fillimin e shpërndarjes së teksteve shkollore më 2 shtator, për sistemin parauniversitar, përmbajtjet e librave vijojnë të kenë probleme shqetësuese për gjuhëtarët. “Gabimet drejtshkrimore janë një problem teknik, por më shqetëson ana konceptuale, zgjidhja e cila varet nga qendrat kërkimore shkencore si dhe departamentet e universiteteve”, u shpreh studiuesi shkencor, Tomorr Plangerica.
Mungesa e koordinimit mes institucioneve arsimore reflekton gabimet në hartimet e teksteve mësimore për nxënësit. Sipas studiuesit shkencor në Institutin e Gjuhësisë, Tomorr Plangarica ka një mënyrë për përmirësimin e librave shkollorë. “Duhet të bashkëpunojnë institucionet për të arritur më të mirën “, tha ndër të tjera ai.
Në të kundërt, mësimdhënia në klasat do të vazhdojë të jetë e cunguar, pasi ndërlidhja me anë të teksteve shkollore të mësuesve me nxënësit do të jetë e gabuar. Edhe pse kontributi i hartuesve mund të jetë maksimal. “Le të merren hartuesit më të mirë të teksteve, pa bashkëpunim nuk do të përmbushet misioni i tyre”, deklaroi Plangerica.