Categories Lajme

Zhdukja e milionerit turk në brigjet shqiptare, del foto e biznesmenit

Ende asnjë informacion rreth pronarit të jahtit të braktisur në brigjet e Shëngjinit. Policia ka mësuar se Sezgin Javuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit.

Burime të News24 nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet në disa pista, ndërsa  dyshimet ekzistojnë se turku mund të ketë pësuar atak kardiak teksa është hedhur në det për notim apo ndonjë largim i mundshëm i jahtit në momentin kur ai  është hedhur për t’u larë. Por ndër pistat ku po hetohet është dhe ajo e një pengmarrjeje të mundshme,  për shkak të pasurisë së Javuz.

Grupi hetimor ende nuk disponon detaje nga ngjarja, siç mund të ishin kontaktet e fundit të Sezkin Javuz, jahti i të cilit u gjend në det të hapur dhe u soll në brigjet e  Shëngjinit nga peshkarexhat. Policia Shqiptare ka vendosur kontakte dhe me homologët në Turqi, ku e vetmja  gjë që bëhet e ditur deri tani është fakti se Sezkin Javuz nuk renditet në listat e zeza të policisë turke

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME