Categories Lajme

Stuhi dhe reshje të dendura, çfarë e pret Shqipërinë në orët në vijim sipas meteorologut grek

Duket se kemi hyrë zyrtarisht në vjeshtë ndërsa Shqipëria është përfshirë nga reshje dhe mot të paqëndrueshëm. Ndërkohë, sinoptikani grek Sakis Arnaoutoglou bën parashikimin për 24 orët e ardhshme ndërsa paralajmëron për reshje të shumta shiu. Parashikuesi me përvojë i motit njoftoi për një kalim të sistemeve të njëpasnjëshme barometrike, që mund të shkaktojnë reshje të dendura shiu dhe stuhi në orët në vijim.

Ndërsa meteorologu Klearhos Marousakis u shpreh ditën e djeshme se gjatë të premtes dhe të shtunës priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me rrufe në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri-perëndim, të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Marousakis jep alarmin për Greqinë duke thënë se ata duhet të marrin masa, por siç duket edhe nga hartat e publikuara prej tij, reshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi./Abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME