Categories Bota

Stuhi rrebeshi në Itali dhe Francë, dy të zhdukur

Një stuhi rrebeshi që po përshkon këtë fundjavë Italinë dhe Francën ka lënë pas me dhjetëra zona të përmbytura. Në Itali është rritur gatishmëria e autoriteteve pasi moti i keq pritet të zbresë me kalimin e orëve nga veriu në jug të vendit. Moti i keq me shira të fortë ka përmbytur disa rajone në veriperëndim të Italisë dhe në Francë.

Autoritetet italiane lëshuan alarmin në rajonet e Kalabrisë, Savonës, Piemontes dhe Ligurias, ndërsa situata pritet të përkeqësohet në territoret qendrore dhe jugore të vendit në Lacio, Kampanjë dhe Siçili.
Disa prej autostradave kryesore janë mbyllur dhe linjat hekurudhore janë pezulluar për të shmangur aksidentet nga fryrja e lumenjve.

Në Francë, dy persona janë shpallën të zhdukur si pasojë e rënies në ujërat e rrëmbyer që vërshuan juglindjen e vendit. Rreth 1,600 zjarrfikës u mobilizuan në orët e natës për të ndihmuar apo për të evakuuar të prekurit.
4 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Meteorologët parashikojnë që stuhia e rrebeshit do të vijojë të rrezikojë rajonet e Italisë ndërsa Franca duket se e ka kaluar situatën më të vështirë. Shirat e dendur përshkuan të enjten Portugalinë dhe Spanjën ndërsa në fundjavë u futën më në Mesdhe me intensitet reshjesh që shkonte deri 150 milimetra dhe erërat me shpejtësi 100 km në orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME