Categories Lajme

Stuhia më e madhe në dekada paralizon Japoninë (Fotot)

Të paktën nëntë persona raportohet të kenë humbur jetën  nga tajfuni Hagibis që goditi Japoninë, stuhia më e madhe e regjistruar në dekada.Tajfuni Hagibis shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dherave, ndërsa u shoqërua me erëra të forta me shpejtësi 225 km /orë.Lumenjtë dolën nga shtrati në të paktën 14 vende të ndryshme, duke përmbytur lagje banimi.

Stuhia bëri që disa ndeshje të Kupës Botërore të Rugby të anulohen, por një ndeshje kryesore midis Japonisë dhe Skocisë pritet të zhvillohet sot.Hagibis po shkon drejt veriut dhe pritet të zhvendoset përsëri në Paqësorin e Veriut më vonë gjatë ditës së sotme.

Tajfuni bëri ulje në tokë të shtunën pak para orës 19:00 me kohën lokale në gadishullin Izu, në jug-perëndim të Tokios dhe u ngjit në bregun lindor. Pothuajse gjysmë milioni shtëpi kishin mbetur pa energji.Në qytetin Hakone afër malit Fuji më shumë se 1 m shi ra të premten dhe të shtunën, totali më i lartë i regjistruar ndonjëherë në Japoni gjatë 48 orëve. Më tej në veri në prefekturës Nagano, shpërthimi i digave përgjatë lumit Chikuma shkaktoi përmbytje të zonave të banuara.Zyrtarët thanë që disa nga të vrarët humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, ndërsa të tjerë u bllokuan në makinat e tyre ndërsa rrugët u përmbytën. 15 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur dhe dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME