Categories Lajme

Stuhia “Medea” merr jetë njerëzish në Greqi

Dy persona humbën jetën të martën nga i ftohti që ka sjellë me vete stuhia “Medea” prej fundjavës. Për shkak rrugëve të pakalueshme në ishujt pranë Athinës, ambulanca nuk mundi t’i vijë në ndihmë një 80-vjeçari që kishte probleme me frymëmarrjen, ndërsa në Kretë, një fermer në të 60-at u gjet pa shenja jete i mbuluar në borë. “Shqetësim i madh është rrjeti elektrik, dhe na duhet ta zgjidhim sa më parë situatën në Evia pasi moti i keq do vazhdojë deri të mërkurën,” njoftoi kryeministri Kyriakos Mitsotakis pas një takimi urgjent me kabinetin.

Pesha e borës dhe erërat e forta rrëzuan dy ditë më parë qindra pemë dhe shtylla elektrike në ishullin e Evias dhe në Atikë, duke ndërprerë me disa orë energjinë.

Zona të tjera mësohet se kanë probleme me furnizimin me ujë. Në rrugët kryesore lidhëse me Athinën u raportuan vështirësi në lëvizje, duke sjellë edhe anulimin e programit të vaksinimit ndaj koronavirusit në kryeqytet.

Të hënën u bllokua edhe trafiku me Selanikun, ndërkohë që Komisariati i OKB-së për Refugjatët shpërndau pajisje ngrohëse për mijëra azilantë të cilët strehohen në kampe. Meteorologët thonë se stuhia “Medea” po largohet gradualisht nga territori qendror drejt Kretës, dhe temperaturat pritet të rriten pas të mërkurës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME