Categories Lajme

Lajçak: Të formohet sa më parë qeveria në Kosovë

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se BE është e bindur se një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve është absolutisht e mundur që të ndodhë. “Është në interes të tyre, në interes të mbarë rajonit dhe natyrisht në interes të Bashkimit Evropian, gjithashtu”, është shprehur Lajçak për Danas, transmeton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se BE dhe SHBA “kanë një histori dhe gjatë dhe produktive në bashkëpunimit të ngushtë me Ballkanin Perëndimor, sikurse edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak është pyetur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Është pyetje për administratën amerikane [nëse do të zbatohet marrëveshja].

Ua kujtoj se BE është ndërmjetësues në dialog. Kjo nuk nënkupton se imponohet diçka, por që ne ndërmjetësojmë bisedimet në mënyrë që të gjendet zgjidhja e përbashkët e pranueshme me elemente për marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim”.

Ai ka folur në këtë intervistë për vazhdimin e procesit të dialogut pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, për çka ka thënë se nuk është më e duhura që të përmendet një datë, por që është shprehur se procesi duhet të vazhdojë.

“Porosia e BE-së është e qartë: Jemi gati që ta vazhdojmë dialogun që është ndërprerë në dhjetor, sa më parë që është e mundur që të ndërtohet qeveria. Jam i gatshëm për të udhëtuar në këtë rajon dhe për të takuar me negociatorët për aq së lejojnë kushtet”.

“BE ka thënë qartë dhe nuk ka alternativë përveç dialogut për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe, vazhdimi i dialogut pa shtyrje të mëtejshme është në interes të të gjithëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME