Categories Lajme

OBSH rekomandon përdorimin e AstraZeneca-s

Covax do të nisë shpërndarjen e kësaj vaksine ,Organizata Botërore e Shëndetësisë përfshin në listën e vaksinave të rekomanduara edhe produktin e AstraZeneca-s dhe Universitetit të Oksfordit. Rekomandimi i OBSH-së është një garanci më shumë për qeveritë e vendeve të ndryshme të botës, që duan të përshpejtojnë procesin e injektimeve duke diversifikuar llojet e vaksinave në përdorim.

Më shpresëdhënës, ky lajm është për vendet që janë pjesë e Covax-it, ku bën pjesë edhe Shqipëria pasi AstraZeneca është ndër të parat dhe ndër më të mëdhatë firma farmaceutike që ka nënshkruar një marrëveshje për furnizimin e me doza të kësaj nisme që synon t’i shpërndajë ato në vendet e varfra.

Drejtuesit e OBSH-së thanë se tashmë do të nisë furnizimi edhe në vendet që nuk kanë qenë në gjendje të nisin vaksinimin me kategoritë më të rrezikuara. AstraZeneca ka marrë lejen për përdorim urgjent në 50 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian. Produkti i kësaj firme ka efektshmëri të kufizuar kryesisht tek moshat e reja, por nuk ka rezultuar shumë i sigurtë tek të moshuarit.

Vaksina e AstraZeneca-s është disa herë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur në temperatura normale frigoriferike, në dallim nga ajo e firmave Pfizer/BionTech që ruhen në minus 70 gradë. Më herët, OBSH i ka futur në listën e rekomandimeve edhe vaksinën e firmës Pfizer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME