Categories Sport

Ramos lajmëron largimin nga Reali

Historia e gjatë e dashurisë mes Sergio Ramos dhe Real Madrid është drejt fundit. Futbollistit po i skadon kontrata me gjigandët spanjollë, por tentativat e fundit për të gjetur një akord mes palëve, që mbrojtësi të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, nuk kanë dhënë përfundimin që pritej. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, i ka ofruar Ramosit një rinovim kontrate, por spanjolli ka refuzuar dhe ka lajmëruar largimin e tij në fund të sezonit.

Dhe sigurisht që për një futbollist të kalibrit të tij është e lehtë që skuadrat të vihen në radhë, duke nisur nga PSG-ja, por së fundmi është futur edhe Juventusi në lojë.

Mediat raportojnë se Sergio Ramos duket më tepër i joshur nga bardhezinjtë sesa nga parisienët për shkak të prestigjit të klubit, por edhe miqësisë së tij të ngushtë me Cristiano Ronaldon. Gjithashtu Juventusi duket se është më shumë se gati që t’i ofrojë Sergio Ramosit pagën aktuale që ai kërkon të ruajë, prej 11.7 milionë eurosh në sezon, plus një kontratë 3-vjeçare. Po ashtu, edhe futbollisti David Alaba ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munchen këtë verë, megjithëse klubi i tij i ardhshëm mbetet ende i paqartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME